Dështon të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike
18 nëntor 2020
| 15:00
Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje Projektbuxhetit 2021 pasi nuk pati vendimmarrje në votim.
Deputetët e Vetëvendosjes (LV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe pse ishin prezentë nuk kanë votuar.
Për shkak të mosvendimmarrjes, Komisioni ka shtyrë për një mbledhje tjetër votimin për Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike.
Në fillim të muajit nëntor, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku ishte paraparë të hidhet në votim për lexim të dytë ky projektligj. Seanca dështoi në mungesë të kuorumit.