Dështon shkarkimi i bordit të ZRrE-së, LV-ja rrëzon mocionin e LDK-së
06 korrik 2022
| 14:50
Ka dështuar të miratohet mocioni për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Në favor të mocionit të propozuar nga LDK-ja kanë votuar 22 deputetë të opozitës dhe 53 kundër të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Arsye e propozimit për shkarkimin e bordit të ZRrE-së ishte moszbatimi i vendimit të Gjykatës Themelore për shfuqizimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.