Dështon takimi Low – Ozil
26 shtator 2018
| 14:51
Ka dështuar takimi në mes trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low dhe ish-lojtarit të kësaj kombëtare, Mesut Ozil.
“Bild” raporton se trajneri Joachim Low dhe menaxheri Oliver Bierhoff shkuan në qendrën stërvitore në skuadrën e Arsenalit, por ata nuk u lejuan të hyjnë brenda dhe në këtë mënyrë dështoi takimi me mesfushorin Ozil. Ky i fundit publikisht ka bërë të ditur tërheqjen nga Kombëtarja e Gjermanisë dhe tentimi për të rikthyer nuk pritet të ketë sukses.
/Epoka e re/