Dështon të miratohet rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës, deputetët e LV-së nuk votojnë

26 janar 2022 | 15:44

Ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se në votim kanë marrë pjesë vetëm 30 deputetë, që nuk mjaftojnë për të marrë vendim.

Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, mosvotimin e rezolutës nga deputetët e LV-së e ka konsideruar si koordinim me kryeministrin Albin Kurti dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji, që e ka propozuar shtrenjtimin e rrymës.

Ndërsa Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qeveria dhe deputetët e pozitës janë pro shtrenjtimit të rrymës.

Në anën tjetër, kryesuesja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kuvendi s’mund të ndërhyjë në një institucion të pavarur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kafen unike Prince dhe ëmbëlsirat e shijshme kosovare tashmë mund…