Dështon votimi i buxhetit në Prishtinë

22 nëntor 2024 | 14:25

Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në seancën e Kuvendit Komunal të premten.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ishte prezent në seancën e jashtëzakonshme për buxhet, të cilin e thirri vetë.

Prezent nuk ishte as në seancën e paraprake të rregullt, ku pikë e rendit të ditës ishte buxheti.

Opozita disa herë kërkoi të di pse kryetari nuk ishte prezent, e për këtë nuk dhanë përgjigje dy nënkryetarët, Alban Zogaj dhe Jehona Lushaku, të cilët ishin brenda në sallë, por qëndruan të heshtur.

Në këtë mënyrë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kundërshtuan të qëndrojnë në sallë për ta votuar buxhetin, “kur në seancën e jashtëzakonshme mungon kryetari, i cili vetë e ka thirr seancën”.

Pas asamblistët e VV-së edhe ata të PDK-së lëshuan sallën. Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme u pamundësua shkaku i mungesës së kuorumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tereza e ka eliminuar Prishtinën në raundin e parë të…