Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, konkursi shkon në rishpallje
Votimi për rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës ka dështuar edhe në raundin e tretë.
Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, dhe kjo ka bërë që kështu konkursi për rektor të UP-së të shkon në rishpallje.
Kandidatët për rektor të UP-së ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha. Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë votuar, mirëpo 3 prej tyre kanë abstenuar.
Në raundin e parë: Faton Berisha 2 vota, Isak Shabani 4 sosh.
Në raundin e dytë: Faton Berisha 3 vota, Isak Shabani 3 sosh.
Në raundin e tretë: Faton Berisha 2 vota, Isak Shabani 4 sosh.
Momentalisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili është zgjedhur më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.