Dështon votimi për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
19 korrik 2021
| 12:52
Pas diskutimeve disa orëshe për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave disa nga deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka hapur votimin për shkarkimin e secilit anëtarë të këtij bordi, por kjo nuk ishte e mundur pasi pati mungesë të kuorumit.
Kjo pikë ka mbetur për t’u votuar në seancën e ardhshme të Kuvendit.