Dështon zgjedhja e anëtarit jo-ekzekutiv të BQK-së, përsëritet konkursi
06 dhjetor 2021
| 16:48
Dështon zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, shkruan “EO”.
Nga 96 deputet të pranishëm në sallë, për Nuhi Ahmetin kanë votuar 27 deputet e ndërsa për Imrie Zeqirin kanë votuar 16 deputet, dhe të tjerat ishin të pavlefshme, prandaj asnjëri nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme.“Asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme andaj përsëritet konkursi”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.