Dështon zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses
05 maj 2022
| 19:06
Gjyqtarët e Kushtetueses nuk janë zgjidhur as në rundin e dytë, pasi asnjëri nga tre kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.
Tani konkursi do të kthehet në pikën zero.
Në rundin e dytë morën pjesë 97 deputetë, derisa dy vota ishin të pavlefshme.
Sipas rezultatit të votimit, kandidati Albert Bokshi ka marrë 60 vota, Bardh Bokshi 52 vota, ndërkaq Etrur Maloku 39 vota.
Pasi dështoi zgjedhja e anëtarëve në kushtetuese, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare.
E njëjta seancë do të vazhdojë javën e ardhshme.