Detaje ekskluzive: I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë kapet nga Policia, po ruhet në QKUK
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy vëllëzër mes vete, njëri ka mbetur i vdekur. Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Sinjali zbuloi ekskluzivisht emrin e të dyshuarit, Gent Miftari, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.
Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.
I dyshuari është nën kontroll të njësive policore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nga aty pritet që të shoqërohet për intervistim.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia po ndërmerr veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit në plotni.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.