Detaje: Këto janë kërpudhat helmuese nga të cilat dyshohet se vdiqën tre kosovarët në Gjirin e Lalzit
Mjaftoi një kërpudhë për t’i marrë jetën familjes Haliti.
Disa ditë më parë 3 anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë pas një helmimi ushqimor. Prej disa ditësh ato ndodheshin në shtëpinë e tyre të pushimit në Gjirin e Lalzit.
Mendohet se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë Haliti kanë shëtitur në pyllin e pishave, këtu Afrimi së bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij kanë mbledhur kërpudha helmuese.
Pikërisht kjo kërpudhë që unë kam në dora njihet si kësula e vdekjes. Sipas biologëve kjo kërpudhë dëmton mëlçinë dhe veshkat. Shume njerëz pretendojnë se janë njohës të kërpudhave.
Sipas ish-ministrit të bujqësisë Edmond Panariti, për të kuptuar nëse kërpudhat janë vdekjeprurëse ose jo,mjafton një fletë filtri dhe pak acid klorihidrik.
Konsumatorët duhet të bëjnë kujdes jo vetëm me kërpudhat e egra në pyll,por edhe ato të kultivuara që gjejmë në tregjet e Tiranës. Kujdes kur blini kërpudha duhet që ato që të kenë etikën të shoqëruar me datë skadence dhe të dhënat e origjinës.