Detaje nga krimi në familje, Policia thotë se vrasja nuk u krye nga 19 vjeçarja

23 shkurt 2024 | 18:33

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Durrës. Mësohet se 3 fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babanë. Dijeni ka pasur edhe nëna.

“Hasan Meta ka kallëzuar se babai i tij ka humbur kontaktet që prej 10 shkurtit. Me marrjen e këtij kallëzimi është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash sektori 1.

Në 22 shkurt nuk kishte më me zhdukje personi, por me vrasje në familje. Në 22 shkurt nga veprimet u arrit që të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të viktimës dhe pas ekspertizës u konkludua se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga provat e sigurua nga veprimet hetimore u arrit që të gjenden provat dhe të arrestojnë Hysen Meta 24 vjeç, shtetasen H.M 19-vjeçe që kanë qenë bashkëautor në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës 22-vjeç që ka ndihmuar në vrasje, në jetim dhe gruaja pasi ka penguar zbardhjen e së vërtetës”, njofton Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…