Detaje nga plagosja aksidentale në Pejë

06 janar 2025 | 15:16

Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me plagosjen e cila dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht në Haxhaj të Rugovës, në orët e para të ditës së hënë. Organet e rendit njoftojnë se kishin marrë informacione nga Spitali Rajonal në Pejë, se një person është i plagosur nga arma e zjarrit.

“Njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnë se deri ishin nё shtëpinë e viktimës ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima”.

Viktima e rastit pas intervenimit ne Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё dërguar nё QKUK pёr trajtim mjekësor.

Nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arrestuar i dyshuari i kёtij rasti, ndёrsa nё vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një Armё Pistoletё M57
  • Njё karikator i sё njejtёs arme
  • Njё fishek kal: 7.62x25mm
  • Tri gёzhoja kal:7.62x25mm
  • Njё Armё automatike AK47
  • Njё karikator i sё njejtёs armё
  • Tri gёzhoja kal: 7.62×39 mm
  • Gjashtё gёzoja kal:9mm

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me skuadrën polake Prokom, Rashid Mahalbashiq u paraqit në ligën…