Detaje nga therja me thikë në Gjilan ku mbeti i vrarë 40-vjeçari
Një person ka mbetur i vdekur sot në Gjilan, meqenëse s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve nga therja me thikë.
I dyshuari është arrestuar tashmë, derisa në media është publikuar edhe një video nga ky moment.
Ndryshe, rastin për Gazetën Express e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast.
“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person, i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.
Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti.
“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Hashani.