Detaje për vrasjen e 54-vjeçarit në Fushë Kosovë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me vrasjen e 54-vjeçarit, Behram Ibishit, mëngjesin e së dielës në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Zëvendës-kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka thënë për “Indeksonline”, se viktima ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në vendin e punës.
Ai ka deklaruar se sipas informatave që ka pranuar nga prokurori kujdestar, afër vendit të ngjarjes nuk ka askund kamera. “Kemi nisur hetimet, dyshohet se vrasja është kryer me motive grabtije”, ka Bersha.
Më tutje, ai ka shtuar se ende nuk është arritur që të identifikohet vrasësi.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe gëzhoja e armës, me të cilën dyshohet se është vrarë i ndjeri.
Ndryshe, Ibishi që nga paslufta ka punuar si roje në kompaninë private “Lesna”. Ndërsa, familjarët e tij thonë se dyshimet i hedhin te disa persona që si plan e kishin të kryenin vjedhjen.