Detaje rreth ngjarjes së rëndë në Sarandë, ku gruaja dyshohet se vraru burrin me sëpatë
Sipas Abcnews.al, mësohet se 49-vjeçarja ka thënë se edhe në një rast tjetër ka tentuar ta vrasë burrin e vet.
Bëhet e ditur se rreth orës 08.00 të mëngjesit të ditës së djeshme vajza e tyre që ishte në shtëpi, kur u ngrit nga gjumi mësohet se ka gjetur babanë e vet të pajetë.
Mësohet se ajo ka kërkuar nëpër shtëpi për nënën e vet, dhe e kish gjetur atë që rrinte tek dera e jashtme e shtëpisë, ndërkaq më pas ka marrë në telefon motrën e saj.
Sipas një komshiu të lagjes, 49-vjeçarja kishte rreth orës 04:00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera.
“Unë ka thënë ai u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur. Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku”, ka treguar ai.
Prokurorja e gatshme Esmeranda Basho pas hetimeve të saj vendosi së trupi i viktimës, 55-vjeçarit Llazar Tahiraj të dërgohej në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.
49-vjeçarja Elvira Tahiraj ditën e enjte do të dalë për masë në Gjykatë.