Detaje se si u gjet Remzije Mustafa në Fushë-Kosovë

14 nëntor 2019 | 21:32

Një anëtar i familjes së Remzije Mustafës, e zhdukur për më shumë se një javë, ka thënë se është gjetur para pak çastesh.

Familjari i Mustafës tregon se ajo është gjetur afër banesës dhe është mirë me shëndet.

“Është gjetur shëndoshë e mirë. Është parë duke ardhur në banesë, këtu afër Bregut të Diellit. Dikush e ka pa dhe e ka sjellë në banesë”, ka thënë familjari i Mustafës.

Ky familjar thotë se ajo ka ardhur në gjendje të mirë, por akoma nuk e dinë se ku ka qëndruar.

“Sapo ka ardhur. Tash këtu është edhe policia. Nuk e kemi pyetur akoma se ku ka qëndruar sepse nuk duam ta traumatizojmë”, ka thënë ai për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje nga Çekia (2-1),…