Detaje të reja: Dhunimi i 11-vjeçares, ekspertiza e nxjerr viktimën 16/17 vjeçare
Në ekspertizën e fundit mjekësore të 11-vjeçares, që u dhunua në Prishtinë, të siguruar nga Dukagjini, thuhet se mund të ketë moshën 16/17 vjeçare, por që ka gjasë që zyrtarisht të jetë e regjistruar më vonë.
11-vjeçarja, që ishte dhunuar seksualisht në vitin 2022, dyshohet se në realitet ka një tjetër moshë.
Përderisa grupi i parë i të akuzuarve për dhunimin e saj janë dënuar me 40 vjet burgim, grupi i dytë prej 8 të akuzuarve po vazhdojnë gjykimin.
Në ekspertizën e fundit mjekësore të saj kanë dalë detaje të reja, që mund ta ndryshojnë rrjedhën e procesit.
E njëjta, sipas ekspertizës mjekësore që ka siguruar Dukagjini, mund të ketë moshën 16/17 vjeçare, por që ka gjasë që zyrtarisht të jetë e regjistruar më vonë.
“Bazuar ne ekzaminimin psikiatrik te viktimës, e demtuara aktualisht ka zhvillim normal intelektual për moshēn kalendarike. Rezultatet e ekzaminimit fizik te parametrave trupor, pesha – 49,5kg dhe gjatësia 1,58cm, tregojne per zhvillim fizik normal sipas moshës së saj kalendarike me dallime nga ekzaminimi i dates 22.06.2022 në gjatësi prej 5cm dhe 5,5kg në peshe. Kurse, rezultatet e intepretimit radiologjik të radiografise së shuplakes se dorès sè majte, konstatojne me radiogramin e shuplakes se majtë se pjekuria kockore e te ekzaminuarës i pergjigjet i moshēs 16-17 vjeçare, moshe kjo e cila nuk perkon me moshën e saj kalendarike respektivisht me moshen e cila figuron nè dokumentacionin e saj zyrtaridentifikues”, thuhet në ekspertizë.
Përndryshe, viktima pas dërgimit në strehimore dhe qëndrimit aty për një kohë të caktuar, është dhunuar seksualisht edhe në hapësirat e strehimores, dhe, siç mëson Dukagjini, ajo tashmë është larguar edhe nga aty dhe është në shtëpi.
*Foto ilustrim