Detaje të reja, Krivaqa dyshonte se 18-vjeçarja e kishte tradhtuar me djalin e dajës

24 gusht 2021 | 14:08

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar në lidhje me rastin tragjik të vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj, pas arrestimit të dy të dyshuarve.

Sipas njoftimit të fundit të Gjykatës, është caktuar masë paraburgimi ndaj Arbër Sejdiut, i cili ishte i pranishëm në vrasjen e 18 vjeçares, dhe njëherazi edhe i dyshuar si i përfshirë në këtë vrasje.

Tutje zbulon edhe motivet e ulëta që çuan në vrasjen e 18 vjeçares nga Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor në këtë rast, i cili u kap para disa minutash nga policia e Kosovës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj viktimës, dhe kështu kishte vazhduar edhe në ditën kritike kur ajo ka ndërruar jetë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta-gjelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e  Gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…