Detaje të reja: Ky është gjilanasi që alarmoi Policinë për vetëvrasje, ndalohet për 48 për dhunë në familje
Një person ka alarmuar Policinë mbrëmë në Gjilan, pasi i njëjti ka paralajmëruar se do t’i japë fund jetës së tij te Penda e fshatit Livoç i Epërm. Pas një angazhimi të gjatë, Policia arriti ta shpëtojë atë.
Gazeta Sinjali mëson se bëhet fjalë për Bekim Shaqirin rreth të 40-ve, i cili me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për dhunë në familje.
Cili ishte motivi i rastiti dhe si u alarmua Policia?
Gazeta Sinjali zbulon nga burimet e saja se problemet e vazhdueshme me bashkëshorten e kanë shtyrë Bekim Shaqirin ta merr veprimin e mbrëmshëm nga i cili u alamrmua Policia.
Shaqiri është i njohur nga organet e rendit si recidivist i dhunës në familje.
Ai mbrëmë qëndronte në murin e pendës, me qëllim që të lëndojë veten, teksa njësitë policore po tentonin që ta bind që mos ta kryejë aktin.
Pas një angazhimi të gjatë zyrtarët policorë që kanë intervenuar në rast, kanë arritur që ta bindin personin që të tërhiqet nga muri.
I njëjti më pas është dërguar në trajtim mjekësor.