Detaje të reja nga plagosja e djeshme, punëtori i sigurimit u qëllua me tre plumba
Babai i njërit prej të plagosurve Muhamet Krasniqi, thotë se djali i tij tashmë ka një gjendje më të mirë pavarësisht se ka humbur shumë gjak.
Krasniqi tha se nga trupi i djalit tëtij janë hequr tre plumba.
“Sipas informatave djalit i janë hequr nga trupi tre plumba. Ka pasur gjakderdhje të rëndë por tash e ka marrë veten. Sipas mjekëve shpresojmë se djali do të lirohet shumë shpejt”, deklaroi Krasniqi për RTV Dukagjini.
Muhamet Krasniqi pas takimit me djalin e tij thotë se djali vazhdon të jetë në trajtim mjekësor.
Nga QKUK thonë se të plagosurit po vazhdojnë të trajtohen.
“Njëri nga të plagosurit është në Repartin Intensiv pasi është kryer ndërhyrja kirurgjike. Sipas mjekëve për momentin gjendje e tij është stabile. Ndërsa i plagosuri tjetër është në Kirurgji Torakale dhe është jashtë rrezikut për jetë”.