Detaje të reja nga vrasja e të riut në Malishevë

31 gusht 2023 | 21:50

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, mesditën e së enjtes në fshatin Balincë të Malishevës ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar me inicialet SH.K, nga fshati Bubavec i kësaj komune.

Viktimën dyshohet se e privoi nga jeta, 40-vjeçari me iniciale A.G nga fshati Balincë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, megjithatë, televizioni ka mësuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi.

Sipas policisë në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Ndërkohë, vendi ku dyshohet se ka ndodhur tragjedia po mbikëqyrej nga organet e sigurisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fqinjët e dorasit të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, i thanë televizionit që i dyshuari për vrasjen, nuk ka pasur probleme asnjëherë më parë.

VIDEO KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i UÇK-së, Kapllan Parduzi, në emisionin “Politiko” ka folur…