Detaje të reja rreth vrasjes në Skënderaj, Hasani: E ndjera s’pranoi ndihmën që ju ofrua nga komuna!
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj, Rrezarta Hasani-Ibrahimi ka thënë se për rastin e dhunës në familje ndaj gruas që u vra në Llaushë të Skenderajt janë njoftuar me datë 1 janar të këtij viti.
Ajo në T7 konfirmoi se po me këtë datë ka qenë e lajmëruar edhe Policia e Kosovës .
“Për këtë rast ne jemi njoftuar vetëm me datën 1 janar domethënë hera e parë që është raportuar në Qendrën Sociale ka qenë data 1 janar. Atë natë është lajmëruar rasti edhe në Polici, me që rast mendoj që është neglizhuar pak nga ana e tyre. Mendoj që nuk kishte ardhë deri tek vrasja”, tha ajo.
Më tutje ajoi tregoi edhe për ndihmën që i kanë ofruar tashmë të ndjerës L.Q., por se e njëjta nuk kishte pranuar që të strehohet në Strehimoren në Mitrovicë.
“Jemi njoftuar për dhunë në familje. Zonja tashmë e ndjerë zonja Lirije ka raportuar dhunë në familje. Ne jemi munduar që ta ndihmojë në ndonjë formë duke e strehuar në strehimoren në Mitrovicë, mirëpo ajo nuk ka pranuar.
Hasani-Ibrahimi pohoi se e ndjera L.Q. ka treguar tek Qendra Sociale se ka probleme të vazhdueshme me burrin e saj.
“E ndjera ka shkuar në Polici dhe e ka lajmëruar rastin, por që nuk është ndërmarrë asgjë. Ajo në Qendrën Sociale ka njoftuar se ka probleme të vazhdueshme me burrinë saj”
Ajo më tutje deklaroi se në Skenderaj ka numër të madhë të rasteve të raportuara për dhunë në familje.