Detaje të reja: Tre vëllezër u plagosën mbrëmë në Klinë

24 shkurt 2025 | 09:40

Tre vëllezër mbetën të plagosur mbrëmë në incidentin që ndodhi në fshatin Jashanicë të Klinës.

Sipas burimeve, një nga vëllezërit, me inicialet S.B., u plagos me armë zjarri, ndërsa N.B. dhe një vëlla tjetër u lënduan nga goditjet me mjete të forta.

Po ashtu, mësohet se personat e arrestuar në lidhje me këtë rast janë me inicialet B.H. dhe E.H., nga fshati Jashanicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41 dhe se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin e plagosjes që…