Detajet e lëndës me të cilën Abrashi e çoi Ahmetin në Kushtetuese
Juristi, Durim Berisha ka treguar se çka përmban lënda përmes secilës Arban Abrashi, ish kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës, e dërgoi në Kushtetuese Shpend Ahmetin, që fitoi në zgjedhje.
“Pjesa e parë ka të bëjë më dështimin e Gjykatës Supreme për të mbrojt të drejtat e parashtruesve të kësaj kërkese. Shkelja e nenit 54 ka ndodh në dy faza. Në fazën e parë kur është anuluar vendimi për rinumërim të PZAP. E kjo është bërë duke interpretuar dhe përkufizuar Kushtetutën sipas ligjit, që është një prej rregullave të kundër-kushtetutshmërisë”, shpjegoi Berisha në “Rubikon”.
“Nëse i merrni vendimet e PZAP dhe Supremes nuk e trajtojnë asnjërin prej vendimeve kushtetuese të parashtruesve. Dështimi për t’u dhënë përgjigje pretendimeve kushtetuese është shkelje e nenit 54 dhe kjo ka rezultuar me shkeljen e të drejtave zgjedhore”, vazhdoi ai.
Kërkesa në lëndën e LDK-së dhe Arban Abrashi dërguar në Kushtetuese parasheh rrëzimin e kryetarit, Shpend Ahmeti dhe përsëritjen e procesit të balotazhit.