Detaji i ri nga zhdukja e avionit të Emiliano Salas
Ankthi dhe stresi tek familja e Emiliano Salas, sa po vijnë e shtohen, pasi deri më tani nuk ka asnjë detaji të ri për futbollistin argjentinas.
Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për avionin e zhdukur ku në të ishte Emiliano Sala, i cili po shkonte në Cardiff, për të nënshkruar një kontratë të re. Policia e Gursneyt ka një detaji të ri shumë shqetësues. Një pilot i dytë që duhet të ishte në avion, nuk ekzistonte. Edhe pse piloti kishte kaluar të gjitha kontrollet ishte larguar me sa bëhet e ditur nga gazeta italiane “La Gazzeta Dello Sport”.
Tre ditë kanë kaluar tashmë dhe shpresat janë pakësuar për të gjetur avionin dhe lojtarin Sala. Temperaturat e ulëta të ujit edhe ato shpresa të pakta që janë, i ka shuajtur duke besuar tani më një mrekulli.
Ndërkohë, sipas gazetës franceze, “Ouest France”, David Henderson, piloti i dytë, duhet të ishte në atë aeroplan, dhe në fakt, në rrjetet sociale, ai shkroi: “Në kundërshtim me atë që u tha në shtyp, unë nuk jam i vdekur! Unë nuk isha në atë aeroplan …”. Dhe tani ai do të duhet të shpjegojë autoriteteve arsye për mos-praninë e saj në avion. Gjithë bota pret një lajm të mirë nga kërkimet që Emiliano Sala të jetë gjallë dhe të vazhdojë të shijojë momentin më të mirë në karrierën e tij, që duket se po ndërpritet në mes.