“Deti i madh me naftë” në Shpirag dhe vagonat me naftë që shkojnë ҫdo ditë drejt Vlorës

10 korrik 2022 | 09:19

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog nafte, doktor i Shkencave Gjeologjike
Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier
korrik 7/2022

Shkak për të hedhur këto rreshta u bë shkrimi i botuar sot në Gazetat Tema, Dita, etj., rreth një propagandë politike mashtruese që po zien gjithë këto ditë brënda dhe jashtë kufijëve tanë mbi rezultatet e një zbulimi të “madh” që paska bërë kompania konҫesionare Shell në rajonin e Shpiragut. Lidhur me këtë zbulim, kjo zhurmë e madhe ka vite që bëhet nga qeveria, dhe për herë të fundit u përsërit, rreth 2 vite më parë. Por akoma po vazhdon jehona e këtij suksesi të padukëshëm edhe këto ditë, ku qeveria dhe dikasteret e saj po propagandojnë përsëri për këtë zbulim që ende nuk na qënka materializuar, ndërsa ekonomia dhe populli nuk dihet kur do të arrijnë të prekin apo shijojnë frutet e tij, që me sa duket për efekt sekreti, duhet të jenë “koefidenciale”. Për më shumë mund të lexoni në këtë link dhe në të tjerët që jepen më poshtë në këtë shkrim: https://www.gazetatema.net/ekonomia/a-me-te-vertete-u-zbulua-nafte-ne-shpirag-i345924 ose në Gazetën Dita në linkun: https://gazetadita.al/a-eshte-zbuluar-me-te-vertete-nje-sasi-nafte-ne-shpirag/

Ky është një lajm që nuk na gëzon aspak edhe sikur të jetë i vërtet, nuk përbën sihariq, sepse nuk ka asnjë interes për ne naftëtarët dhe publikun e gjërë. Për këtë zbulim të ri nafte dhe gazi në strukturën e Shpiragut, para 2 vitesh, k/ministri Rama bëri një vizitë spektakolare tek sonda e shpimit të kompanisë konҫesionare “Shell”, ku deklaroi publikisht dhe duke e quajtur teknikisht jasht termave profesionale, se u zbulua një “det i madh nafte”, por jo një vendburim nafte, ndërsa dije, ministresha e tij e preferuar, Belinda Balluku, në një intervistë në 5 Korrik për Euronews Albania deklaroi se: “Shelli ka zbuluar një arterie të rëndësishme nafte dhe gazi”. Për më tepër lexoni në linkun:

https://www.gazetatema.net/ekonomia/shell-ka-zbuluar-nje-arterie-te-rendesishme-nafte-dhe-gazi-thote-balluk-i345800?fbclid=IwAR0Pz-9DjZkyycTDk86Ih3qFJh0VaC3xesE5Upj_s50nYo-zz9hkg0VJ2MU

Nuk po e kuptojm se është zbuluar apo jo, pastaj është det apo arterie me naftë?, flasin njëlloj si në bisedat e zakonëshme dikur kur populli nuk thoshte vendburim nafte, por atje kalon një lum nafte. Kjo “demokracia” jonë po na pasuron mjaft edhe fjalorin terminologjik të naftës! Ky postulat i saj ishte në mbështetje të fjalimit “brilant” të k/ministrit Rama në konferencën për shtyp me z. Mark Rutte, që dha një ditë më parë në Hollandë, ku deklaroi para gazetarëve se “kemi Shellin, sigurisht dhe me shpresë, presim me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër fal një eksplorimi mjaft intensiv që Shelli po bënë në vendin tonë. N.q.se do të jetë kështu, atëherë do të kemi për të festuar jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin në këto kohë të vështira për energjinë dhe për burimet e reja. Në të njëjtën kohë, sidoqoftë presim me padurim të shohim të materializuar dhe” . . . . . . . . Mirëpo në këtë deklaratë, mbeti enigmë se cili filial i Shellit është ky dhe ku po eksploron, që ne po presim lajmin e mirë, vendburimin, “kaq të madh” që do festoj Shqipëria dhe gjithë rajoni. Me siguri po propagandohen herë pas here, sipas situatave politike, rezultatet e pakonkretizuara ende të kompanisë Shell në strukturën e Shpiragut. Tjetër, njëri thot: “presim me padurim një lajm të mirë”, ndërsa tjetra thotë: “Shelli ka zbuluar një arterie të rëndësishme nafte dhe gazi”, hajde merre vesh! Po mirë bëjnë, por pse nuk na flasin një herë për rezultatet e shfrytëzimit barbar të vendburimeve ekzistuese të naftës nga kompanitë konҫesionare, ku prodhohen dhe eksportohen rreth 1.5 milion ton naftë bruto në vit dhe nuk dihet ku shkon?, ku përfundojn këto të ardhura? A i shikon qeveria, k/ministri apo ministresha Balluku gjithë këto vagona me naftë që transportohen drejt qytetit bregdetar të Vlorës për t’u surdisur me ҫisterna nëpërmjet Adriatikut jashtë Shqipërisë? Po thasët me para që transportohen me avion nga kompanitë konҫesionare drejt kompanive mëmë? A u bënë përshtypje këtyre vjedhja që po ju bëhet pasurive natyrore kombëtare? Në se po, pse nuk veprojn?, por vetëm heshtin dhe bëjnë lojën e shurdhit dhe qorrit. Për më shumë ndiqni videon në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=yJ3mp4Vkd7Q

Deklarata e k/ministrit ishte shprehje serioze e një servilizmi dhe premtim për t’ja falur kompanisë Shell këtë zbulim, siҫ janë falur gjithë të tjerët, dhe ashtu siҫ po tentohet për ti fal zonën e shelfit detar shtetit Grek, me qëllim që këto dy shtete, që nuk na kanë shumë për zemër, të shtyjnë Shqipërinë të rrëzohet brenda në Bashkimin Europian, por ndërkohë për të fituar kredo politike, si “lidër botëror” që kërkon të duket. Po ashtu, kjo deklaratë populiste, pa përgjegjësi, u bë gjithashtu për të zbutur sado pak efektin apo të stoponte fukarenjët që të mos e ndiqnin protestën kundër qeverisë, që ishte planifikuar nga Berisha me bandën e tij të hajdutëve. Po këto ditë vërehej se të gjitha ministreshat e tij ishin hedhur në aksion dhe kakarisin me premtime të “mëdha”, të përsëritura dhe boshe, se nuk i thonë shaka, populli po të doj të bënë gjëmën dhe sidomos tani që kjo qeveri ja ka ҫuar atij thikën në palcë. Sovrani të heq karriken dhe benefitet e saj bashk me milionat që vjedhin, ashtu siҫ ja hoqi Berishës në 97’. Mirëpo kjo protestë ishte shumë e vonuar, duhet të ishtë organizuar më shpejt. Megjithatë ajo do kishte vlera të jashtëzakonëshme për demokracinë dhe për të ndryshuar këtë qeveri hajdutësh, n.q.se nuk do të ishte organizuar nga krimineli Berisha, sepse mund të shpëtoi ato pjesë të territorit apo pasurive publike që kanë mbetur akoma pa ju falur oligarkëve apo “investitorëve strategjik” të ministreshave. Sidoqoftë prapë kjo ka vlerën e saj, sepse jo të gjithë ata që dualën në sheshin e protestës ishin mbështetës të bandës berishjane, aty pjesa më e madhe ishte populli punëtor dhe fukara, që demostruan për hallin e tyre dhe jo për NON GRATA-të e Berishës. Megjithatë banda berishiane nuk arriti dot që këtë masë të protestuesëve ta përdorte si mish për top për të realizuar qëllimet e saj.

Le të kthehemi tek zbulimi i kompanisë Shell. Kjo kompani ka kaq vite që po operon punimet e kërkimit në strukturën e Shpiragut dhe me sa ka rrjedhur ca informacion ajo po shpon puset që kanë projektuar specialistët e Institutit Gjeologjik të Naftës, Fier, para 30 vitesh. Megjithëse ajo e gjeti të përgatitur këtë strukturë me punime sizmike, studime gjeologo-gjeofizike dhe me puse të projektuar, ajo prapë ka hasur në vështirësi teknike që tregojn për mungesë eksperience në shpimin e tyre. Kështu ajo po vonon sqarimin përfundimtar të fluidmbajtjes në këtë rajon që shoqërohet me rritje marramëndëse të kostos së punimeve dhe nuk po siguron në kohë rezultatet dhe benefitet që duhet të merrte shteti apo ekonomia jonë. Në intervistën e saj për Euronews Albania, ministresha u shpreh se: “në mars të vitit 2023 do të ketë më shumë detaje . . . . . . Sot, në fazën finale të eksplorimit, . . . . . . . . , Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, . . . . . naftë dhe gaz, ky është një fakt . . . . , faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”. Ajo vazhdoi më tej se: “ky zbulim i rëndësishëm i Shell në zonën e Shpiragut do të pasohet nga një investim i rëndësishëm, rreth 6-7 miliard Euro, që ka për synim ngritjen e infrastrukturës dhe logjistikës që do shërbejë për nxjerrjen, përpunimin dhe shpërndarjen e hirdokarbureve të zbuluara në këtë zonë”.

Pra, kompania qënka akoma në fazën e kërkimit, s’ka siguri rezultati që ka reklamuar qeveria, pastaj, sipas saj, do bëjë analizën e efektivitetit të investimit të deritanishëm dhe atë që do investoj në të ardhmen. Po a mjaftojn kaq punime? dhe a e dini ju z. ministre se industria naftës dhe specialistët e saj i kanë të gatëshme skemat teknike mbi mënyrat dhe teknologjinë e përpunimit të vendburimeve të naftës, gazit apo gazit kondensat? dhe kompania s’ka pse të harxhoj kohë për këtë, por ajo, kompania duhet të sqaroi dhe konturoi plotësisht rezultatin, që deklaroni ju, dhe të investoi më shumë para për të shpejtuar në kohë. Këto që thoni ju tregojn nivelin tuaj të ulët profesional, paaftësinë tuaj për të menaxhuar këtë dikaster, të këshilltarëve tuaj, Axhensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrolit, që nuk e kanë idenë se ҫfarë bënë kompania Shell, kaq vite, në atë bllok kërkimi dhe si po zbatohet kontrata e lidhur midis saj dhe Shtetit Shqiptar. Po ashtu kompania e ka detyrim ti raportoi ҫdo vit me transparencë të plotë qeverisë, AKBN-së dhe Albpetrolit mbi punën që kryen, rezultatet, etj., por në këtë qeverisje rrumpallë, ku të gjitha kompanitë e naftës në vendin tonë janë bërë zot me pasurinë e popullit dhe nuk duan t’ja dinë për asgjë, ҫdo gjë ka dal jashtë kontrollit tuaj, sepse ato vjedhin bashk me ju dhe autoriteti i qeverisë ka rënë për tokë. Prandaj nuk qëndrojn këto që thoni ju, kompania kërkon të sigurohet për rezultatin dhe sa rezerva nafte dhe gazi ka në “thes”, sepse ato përcaktojn në se ka apo jo interesë që të vazhdoi punimet më tej apo jo. N.q.se ajo e shikon me interesë mund të vazhdoj, në të kundërt do kthehet andej nga erdhi. Kjo është praktika që zbatojn kompanitë konҫesionare në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit. Sjellja e kësaj qeverie, dikasteri që ju drejtoni deri tek Albpetroli tregon për keq-qeverisje dhe për paaftësi në administrimin e vendburimeve të naftës dhe aq më tepër në kërkimet e reja. Po ashtu, juve tani ju duhet shumë kjo propagandë bajate mashtruese për të treguar “arritjet e mëdha” të qeverisë tuaj, të dikasterit që ju drejtoni dhe për arsyet që përmënda më sipër.

Dikur në një shkrim kamë trajtuar rezultatet e kësaj kompanie në strukturën e Shpiragut: . . . . . . Por ndodh dhe kështu, kompania Shell, n.q.se është vërtet ajo, me emër të madh, e fuqishme dhe e përhapur në gjithë botën, ka vite që ka marrë me konçesion sipërfaqe perspektive për kërkimin dhe prodhimin e naftës, si rreth Shpiragut, etj. Dëgjuam që ka testuar dy puse pozitiv, është zbuluar një “det i madh nafte”, por deri tani nuk ka asnjë pus në shfrytëzim që të sjell të ardhura për kompaninë dhe shteti të marr fitimin, sepse ekonomia ka nevojë. Pra, dhe faktori kohë ka rëndësinë e vetë. Po të ishte për 30-40 vjet, mbase vetë i ndjeri Albpetrol, n.q.se nuk do kishte zhvilluar biznesin e tij të famshëm, korrupsionin, do ti zinte dora ndonjë lekë, dhe mund t’a zbulonte vetë këtë vendburim dhe jo ta jepte me konҫesion.

Flitet se këto puse, janë projektuar para 30 vjetësh nga specialistët e Institutit Gjeologjik, por me këto ritme të ulta shpimi, Shelli do dekada ta konturoj dhe vërë në shfrytëzim vendburimin, për të mos thënë të fundit që edhe mund të tërhiqet, sepse copa mund të mos jetë shumë e majme, dhe me këto ritme, kostua e zbulimit mund të rezultojë e lartë. Kjo ndodh sepse kompania nuk ka eksperiencë për shpime të thella në zonën tektonike Jonike dhe me sa kuptohet nuk i pëlqen konsultimi ose bashkëpunimi me specialistët tanë, të cilët qëndrojnë shumë lartë. . . . . . . . . . Për më shumë mund të lexoni në linkun: https://www.gazetatema.net/2020/08/22/koncesionet-qe-shkaterrojne-cdo-dite-pasurite-natyrore-hidrokarbure-dhe-falimentimi-i-heshtur-i-bankers-petroleum/

Nga eksperienca jonë e kërkimit, vërehet se vendburimet më të mëdha të zbuluara deri më sot në gëlqerorët e zonës tektonike Jonike janë vetëm dy, prandaj dhe struktura e Shpiragut mendoj se mund të jetë me të njëjtat përmasa si ato, por me rezerva shumë herë më të vogëla se ato që vjedh kompania Bankers Petroleum dhe hajdutët pas saj në pellgun naftëmbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë. Ato dy vënburime janë vërtet të fuqishëm dhe me sasi të mjaftueshme rezervash për vendin tonë, por me sa njoh unë nga eksperienca që kamë në kompanitë e huaja, vështirë se Shelli mund të kënaqet me këto rezultate, sepse ato kanë kosto shumë të lartë dhe me një kontratë serioze shteti duhet të marr gjysmën e prodhimit, pa përmëndur këtu ato që do festojë rajoni, siҫ premtoi k/ministri apo ato që do vjedhin politikanët dhe qeveritarët. Kjo është një arsye më shumë që Shteti Shqiptar ka dështuar me futjen e investimeve të huaja në fushën e kërkimit, prandaj Kompania Nacionale e Naftës, Albpetrol, duhet të shikohet si zgjidhja e vetme dhe Industria e Naftës duhet të qëndroi shtetërore, jo private. Qofsha i gabuar, por kompania Shell mund të vazhdoi më tej vetëm n.q.se Shqipëria do vazhdoi të qeveriset nga qeveri të korruptuara, si këto në 30 vite tranzicion, që i falën gjithë vendburimet e naftës kompanive konҫesionare dhe oligarkëve, që vetëm i vjedhin dhe i shkatërrojn ato bashk me klanin mafjoz të politikanëve dhe që nuk i paguajn tatimin mbi fitimin shtetit. Por mos të harrojm se ato i gjetën të gatëshme këto vendburime, nuk bënë investime kapitale për kërkimin dhe përgatitjen e tyre për ti vënë në shfrytëzim, kurse kompania Shell po bënë investime dhe mendoj se ato nuk do të jenë të vogla. Shpresoj që kompania Shell të mos pranoi politikan hajdut “aksioner” pas saj dhe të mos raportoi se po “punon me humbje”, si ato tjerat.

Prandaj ky zbulim nuk do të sjell asnjë ndryshim në jetën ekonomike-sociale të popullit dhe ekonomisë kombëtare, sepse skemat mafioze korruptive të politikanëve dhe qeveritarëve do të jenë të njëjta, ashtu si ato në vendburimet ekzistuese të naftës, të cilat kanë qysh prej vitit 1994 ku nxirren sasira të konsiderueshme nafte, mendoj mbi 30,000 barrela/ditë dhe shteti merr gjoja vetëm taksën minerare 2% të sasisë naftës që raportojn zyrtarisht kompanitë konҫesionare, e cila nuk është e sakët. Ndërsa pjesa tjetër e fitimit nga shitja e saj në doganat tepër të korruptuara të qeverive të tranzicionit, pa përjashtim, ndahet vetëm midis konҫesionarëve dhe kokave kryesore të politikanëve apo qeveritarëve që fshihen pas tyre si “aksioner” jo me parat e tyre, por falas në këmbim të kontributit që kanë dhënë në hartimin dhe aprovimin e parametrave të gabuara në këto marëveshje hidrokarbure të dështuara.

Ky është shpërblimi që kompanitë konҫesionare i bëjn këtyre hajdutëve me fitimet që dalin nga vjedhja e pasurive natyrore kombëtare të hidrokarbureve, pa u futur në vendburimet minerare të kromit, bakrrit, etj. apo uzinave të përpunimit tyre, ku zbatohet e njëjta skemë vjedhje nëpërmjët kontratave, por dhe në mos më keq, sepse kokat kryesore të politikës dhe qeverive në to mund të jenë bashkëpronar me kompanitë konҫesionare dhe gjithëҫka ndahet vetëm midis tyre. Për këtë mjaftojn vetëm ato pak fakte zyrtare që kanë rrjedhur në publik, siҫ janë miratimi i shitjes së mineralit bakrrit si lëndë e parë dhe me gjysmën e ҫmimit që shitet në tregun botëror dhe kohëzgjatja e kontratave të këtyre kompanive konҫesionare që operojnë në vendburimin kryesor të kromit, Bulqizë dhe në ato të bakrit, në afate tej mase skandaloze 40-42 vjet. Pra gjithë kjo pasuri natyrore kombëtare, qoftë hidrokarbure apo minerare, është vënë tërësisht nën kthetrat e politikës dhe qeveritarëve që po e vjedhin dhe shkatërrojn atë pa mëshirë bashk me konҫesinarët apo oligarkët për të mbushur xhepat dhe llogaritë e tyre bankare. Prandaj zbulimi i kompanisë Shell nuk përbën asnjë sihariq apo gëzim për popullin e varfër. Bile do të ishte më mirë dështimi dhe largimi i Shellit, në mënyrë që kjo pasuri natyrore kombëtare të qëndroi atje, nën tokë, të kursehet dhe të mos shpërdorohet dhe grabitet.

Rezultatet e testimit të puseve të shpuar, në zonën e Shpiragut apo rreth tij, mesa duket nuk janë bindëse për kompaninë konҫesionare Shell lidhur me zbulimin e një vendburimi me rezerva që të garantojn efektivitet ekonomik të mjaftueshëm për të dal nga fusha me risk të lart e investimit që ajo ka bërë. Pra, ajo është akoma në fazën e kërkim-zbulimit, pastaj do vazhdoj me atë të zgjerim-vlerësimit të plot, sepse i nevoitet për të njohur rezervën minerare në mënyrë që të konkludoj për vazhdimin e mëtejshëm apo jo dhe të hedhi apo jo investime tjera për ta vënë në shfytëzim. Çdo fazë kërkon kohën dhe investimin e saj, por ritmet e deritanishme lënë shumë për të dëshiruar. Kjo pasuri hidrokarbure, në rast se vërtetohet, do kohë që të sjell të ardhura për ekonominë. Kjo është arsyeja që kompania nuk ka raportuar akoma zyrtarisht në dikasteret e Qeverisë Shqiptare për këtë zbulim. Prandaj deklaratat e përsëritura ndër vite të k/ministrit dhe ministreshës tij, rreth këtij zbulimi, janë thjesht propagandë mashtruese para publikut, për të mbuluar keq-qeverisjen dhe mos-administrimin e pasurive natyrore, korrupsionin dhe dështimet e qeverisë. Këto janë njëlloj me ato shows që ai bënë disa herë nëpër rrugë apo tunele të papërfunduar. Kështu bënte dhe Berisha, me podium portativ, në ҫdo copë rruge dhe ajo nuk mbaronte kurrë. Këtë e kanë bërë traditë qeveritë në këto 30 vite për të vjedhur parat e popullit.

Shqipëria është një vend me pasuri natyrore përrallore hidrokarbure dhe minerale të ҫmuara. Puna heroike e specialistëve shqiptar, naftëtarëve dhe minatorëve në kërkim-zbulimin dhe vënien e tyre në shërbim të ekomomisë dhe mirëqënies popullit, e kanë rënditur Shqipërinë ndër vendet më të pasura të Europës dhe në hartën minerare botërore. Përpjekjet e politikanëve tanë bashk me “sazexhinjët zhurmues” apo servilat mediatik të ekraneve që ju bëjnë atyre freski nga pas, për të mohuar pasuritë tona natyrore dhe duke na prezantuar ne para botës dhe popullit si një vend i varfër, kanë për qëllim: Mbylljen e humnerës së korrupsionit që ka krijuar vetë politika duke i shfrytëzuar ato barbarisht, shkatërruar dhe vjedhur për të mbushur xhepat apo llogaritë e tyre të fshehta bankare në gjithë këto vite tranzicioni. Këtë konfirmoi edhe konferenca shkencore gjithëkombëtare e shkencëtarëve dhe intelektualëve mbi pasuritë e gjeografisë shqiptare që u mbajt në Prishtinë në 21 Maj/2022!

Rezoluta që doli prej saj, me kërkesa specifike për rishtetëzimin dhe përdorimin e pasurive natyrore në shërbim të kombit ton, ka ditë që ju është dërguar institucioneve kryesore shtetërore në Tiranë dhe Prishtinë, por me sa duket nuk ju ka pëlqyer atyre dhe nuk duan ti zbatojn rekomandimet e saj. Prandaj qeveria Rama si kundërvënie, ka ndërmarr këtë fushatë mediatike të egër mashtrimesh para opinionit ton publik dhe atij ndërkombëtar, ku flet për zbulime të reja nafte dhe gazi në Shqipëri, të cilat i kanë reklamuar disa herë, bile edhe para 2 vjetësh, por harroi të flas për mijra barrela naftë që nxirren nga vendburimet ekzistuese dhe transportohen ҫdo ditë drejt qytetit Vlorës për tu eksportuar përtej Adriatikut nëpërmjet doganave të korruptuara të qeverisë tij, kurse parat ndahen dhe depozitohen në llogaritë bankare offshore të politikanëve. Prandaj qeveria duhet të dëgjoj mendimet e shkencëtarëve dhe intelektualëve të shprehura në rezolutën e konferencës mbi pasuritë e gjeografisë shqiptare të Prishtinës dhe të ri-shtetëzoj vendburimet ekzistuese të naftës dhe mineraleve të ҫmuara për ti vënë ato në shërbim të ekonomisë dhe mirëqënies popullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikën kufitare në Merdar është arrestuar personi që po…