
Deti i trazuar përmbyt disa varka në Vlorë
03 shkurt 2019
| 11:46
Disa varka të vogla peshkimi janë përmbytur në det në qytetin e Vlorës.
Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë dallgë të mëdha në det.
Rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht.
Për shkak te motit te keq lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel.