Deti “pushtohet” nga ndotja plastike
27 prill 2018
| 11:00
Disa grimca plastike janë zbuluar në akullin e Detit Arktik, duke ngritur shqetësime rreth ndikimit të tyre tek jeta detare dhe njerëzit, kanë njoftuar shkencëtarët.
Rreth 12 000 pjesë plastike janë gjetur për një litër akull deti, gjë që u zbulua në mostrat e marra nga katër rajone të Oqeanit Arktik në vitin 2014 dhe 2015.