Detyrimet para marrëveshjes finale alias standardet para statusit
Shkruan: Hisen Berisha
Para se palët negociuese të arrijnë çfarëdo marrëveshje duhet të dakordohen për disa detyrime, që duhen përmbushur si parakushte për vazhdimin e dialogut/negociatave.
Këto parakushte, duhet të imponojnë zbatim jo vetëm për palët Kosovën dhe Serbinë, por edhe për ndërmjetësuesin e dialogut Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst duhet që:
Serbia, të detyrohet në njohjen e pavarësisë së Kosovës;
Serbia, të detyrohet në ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj;
Pesë shtetet anëtare të BE, katër prej tyre edhe anëtare të NATO, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të obligohen ta njohin Kosovën shtet i pavarur;
ShBA, të eliminojnë të gjitha pengesat në rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe mekanizmat e sigurisë A5, PfP e NATO për Kosovën;
Kosova e Serbia, të obligohen në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve teknike e politike të arritura, me ndërmjetësimin ndërkombëtarë dhe garantimin e ShBA;
Kosova të obligohet në implementimin e marrëveshjes për asociacionin, 2015, të nënshkruar nga palët Mustafa – Vuçiq, ratifikuar në kuvend dhe shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese, me pajtimin e nënshkrimin edhe të Vuçiq.
Kongresi amerikan të marr në patronat Kosovën dhe procesin politik që po zhvillohet nga diplomacia evropiane.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, duhet të ritheksoj kornizat ligjore e kushtetuese jashtë të cilave nuk guxojnë të negociojnë përfaqësuesit shtetëror.
Pas dakordimit verbal të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë më 27 Shkurt, për përmbajtjen e Planit franko-gjerman, Osmani ka thënë se neni 7 i saj është “koncesioni që ka pranuar Kosova”.
Ky nuk është koncesioni i Kosovës, por tradhtia tyre ndaj Kosovës e Kryeministrit dhe zonjës Presidente antikushtetuese.
Kosova dhe shqiptaret e kanë bërë koncesionin e madh, kur nga tre opsionet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që ofroi presidenti Rugova:
1. Nëse nuk shpërbehej Jugosllavia – Kosova të ketë statusin e republikës
2. Nëse shpërbëhet Jugosllavia- Kosovës të jetë shtet i pavarur e sovran
3. Nëse Kosova pengohet të jetë shtet i pavarur, atëherë i bashkohet Shqipërisë natyrale.
Ne shqiptarët, pas shpërbërjes në Jugosllavisë me Komisionin e Bandinterit dhe me luftë, u përcaktuam për Kosovën – shtet sovran e i pavarur.
Ketë koncesion e bëri realitet Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vazhdim të luftës politike të viteve 1988/89, deri dhe me luftën e armatosur çlirimtare në vitin 1998/99.
Kosova pas Rambujesë dhe futjes në procesin politik të pavarësimit, kompromisin e madh e bëri me Pakon e Ahtisarit, që vuri themelet juridike të Kosovës shtet i pavarur. Nga kjo pako, gjeneroj edhe Kushtetuta e Kosovës, hartuar mbi parimet e demokracisë perëndimore dhe standardet e BE.
Kurse plani franko-gjerman e “Zajednica” të negociuara në mes BE dhe Serbisë, ku arbitri në rast çfarëdo mospajtiueshmërie, është BE, është tradhtia që po e bën koalicioni i kolaboracionisteve me Serbinë.
Kjo u arrit me refuzimin e “asociacionit” me vërejtjet e Gjykatës kushtetuese; kjo u arrit me refuzimin e marrëveshjes së Uashingtonit, ku liritë, të drejtat, liritë fetare e statusi i objekteve të kultit konsiderohen të mbrojtura “brenda infrastrukturës ligjore dhe Kushtetutës së Kosovës” pika 3, e saj; kjo u arrit me reformatimin e dialogut dhe kthimin në antikushtetuese të disa nga marrëveshjet e arritura; kjo u arrit me nxjerrjen e “asociacionit” nga radha e 39 marrëveshjeve Kosovë – Serbi, të karakterit teknik e politik, në detyrim kushtetues si “Zajednicë”, në “marrëveshjen për targat” si pika tre, që e bëri kjo qeveri në vitin 2022.
Pra, të gjitha këto qëndrime refuzuese dhe kundër çdo arritjeje të Kosovës, sollën te plani franko-gjerman, me pikat e tij shtetrrënuese, ku peshon ajo 7, dhe asociacioni i negociuar në mes Serbisë dhe BE (jo më ai sipas marrëveshjes 2015), që Serbisë i jep ingirenca për të ndarë pushtetin me Kosovën në 42% të territorit të vendit, tjetërson statusin e kishës ortodokse në Kosovë duke ja mbivendosur atë sovranitetit politik, bashkë me trashëgiminë tonë ortodokse dhe ia subordinon kishës serbe dhe sinodit rus në Beograd.
Kështu që pika e 7, e Planit V-V, apo gjermano-frank, jo që s’mund të jetë konsensus i shqiptarëve, por nuk duhet as të ekzistoj fare. Kurse pika 10 e tij, është realisht ajo çfarë kemi kërkuar në vazhdimësi ne e partnerët. Konsensusi do duhej të jetë implementimi në kuadër të marrëveshjeve të ratifikuara i asociacionit me shqyrtimin e rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.
Konsensus duhet të ketë për kornizat që ka vendosur Kuvendi i Kosovës, për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe çdo marrëveshje të jetë në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve.
Qeveria dhe diplomacia serbe – ruse, me ketë “plan” “Made in Lajçak” po hapin një derë prej nga do ta nxjerrin Albinin si patriot, mos me fitua poenë politikë, partitë e opozitës që po e kundërshtojnë brenda logjikës kushtetuese, marrëveshjen e mundshme.
Pra me qëndrimet nga Beogradi gjatë vizitës së Lajçak, po lexohet tashmë se serbet terë luftën e kanë, se si me djegë sa ma pak Kurtin, ngase ju duhet për të vazhduar komplotin deri se paku në fund të këtij viti, me ketë duhet ti arsyetojnë edhe eurot që ju kanë dhënë përmes aferës korruptive në diplomaci.