Detyrimi ligjor dhe parimi ligjshmërisë ofron dy zgjidhje për një detyrim

20 shkurt 2025 | 12:38

Shkruan: Hisen Berisha

Kryeministri Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale, i përcjellë nga eskorta e tij me xhipa të zi e duar të lira apo i shoqëruar nga policia dhe me duar në pranga.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka detyrën jo vetëm të hetojë dhe penalizojë shkeljet ligjore, por edhe të mbrojë integritetin e sistemit të drejtësisë në vend. Në rastin e hetimit për rezervat shtetërore, përgjegjësia shtrihet deri të kryeministri Albin Kurti, i cili është thirrur për të dëshmuar në këtë proces hetimor.

Paraqitja para Prokurorisë Speciale, kur kjo e fundit lëshon thirrje zyrtare, nuk është çështje opsioni apo zgjedhjeje personale por është detyrim ligjor.

Çdo refuzim apo mosbindje ndaj kësaj thirrjeje krijon një precedent të rrezikshëm për mosrespektimin e drejtësisë dhe dëmton parimin themelor të “barazisë para ligjit”.

Sipas parimit të “duo res in solutione, uno res in obligatione”, kryeministri Kurti ka dy mundësi për t’u përmbushur obligimin e tij ligjor: ose të paraqitet me vullnet të lirë dhe me respekt ndaj procedurave ligjore, ose të detyrohet përmes masave ligjore të zbatimit të detyrueshëm.

Në këtë kontekst, Prokuroria Speciale është e detyruar të veprojë me vendosmëri duke lëshuar urdhër për paraqitjen e tij dhe duke garantuar respektimin e “parimit të ligjshmërisë”.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë organet zinxhirore të prokurorisë dhe policisë duhet të mbajnë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit.

Nëse zbatimi i drejtësisë pengohet në nivel shtetëror, atëherë si alternativë mbetet ndërhyrja dhe asistenca e EULEX-it me mandat për zbatimin e ligjit në Kosovë.

Drejtësia është detyrim, jo zgjedhje. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është sulmuar prokurori i Pejës, Ramiz Buzhala. Lajmi është bërë…