![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/1604091252_226842_1604092565_noticia_normal.jpg)
Deulofeu kujton kohën e tij te Barcelona
“Më kujtohet momenti. Kam pasur shumë biseda me Guardiolën. Ai është gjeni, e kam thënë gjithmonë.
Të takosh atë, si Messi, është një privilegj i vërtetë. Më duhej të kërkoja opsionin e Evertonit sepse ndalova së luajturi. Më duheshin minuta dhe në Barcelonë nuk i kisha ato.
Kështu ka shpjeguar Gerard Deulofeu në një intervistë për Panenka se si e kujton kohën e tij te Barcelona.
Autor i 6 golave në 21 ndeshje për Udinese këtë sezon, lojtari pranon se tani ka gjetur stabilitet në Itali:
“Tifozët nuk janë të vetëdijshëm për atë që kalojnë futbollistët, sidomos kur kalojnë dëmtime dhe kohë të këqija. Vetëm unë e di se çfarë kam jetuar atë që kam pas. Jo shumë kohë më parë isha në shtëpi, shtrirë, pa mundur as të ecja. Këtu kam gjetur stabilitetin që më duhej”.