Deutsche Bank planifikon t’i largojë nga puna 18 mijë punëtorë
08 korrik 2019
| 16:26
Deutsche Bank është duke planifikuar të hyjë në plan afatgjatë të kursimit për të rregulluar përformancën financiare të saj.
Këto ndryshime do të përfshijnë edhe një organizim të ri edhe në strukturën menaxheriale, pasi që disa prej menaxherëve të lartë kishin bërë disa gabime në menaxhim.
Banka gjermane poashtu para disa muajsh ishte përfshirë në skandalin e shpëlarjes së parave nga shërbimet informative të Rusisë. Bëhet fjalë plot për 20 miliardë euro.
Largimi i 18 mijë punëtorëve deri në vitin 2022, do t’i kursente Deutsche Bankës plot 6 miliardë euro.
Deutsche Bank ka të punësuar 74 mijë persona, shkruan “Die Welt”.