‘Deutsche Welle’: Ushtria e Kosovës dhe Donald Trumpi
Agjencia gjermane e lajmeve, “Deutsche Welle”, i ka kushtuar një artikull të gjatë vendimit për transformimin e FSK-së në Ushtri, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje, ndërsa kërkohet nga Bashkimi Evropian të jetë më e pranishme.
“DW” ka shkruar se ajo që po ndodh tani në Kosovë vjen nga logjika e Rendit të Ri Botëror e cila dominohet nga Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, e jo nga logjika e Organizata e Kombeve të Bashkuara apo Bashkimi Evropian.
Nuk është çudi që avokati kryesor i kosovarëve, Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri, ndërsa Rusia kundërshton ato për shkak se mbështet qëndrimet e Serbisë, ka shkruar “Deutsche Welle”.
“Zhvillimet e fundit në Kosovë shfaqin dobësimin e besimit ndaj organizatave multilaterale, veçanërisht ndaj BE-së dhe OKB-së”.
“BE-ja ka humbur jo vetëm simpatinë, por edhe autoritetin sepse asaj më nuk mund t’i besohet për perspektivën e anëtarësimit, pasi që brenda BE-së ka mospajtime të thella rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor”.
Politikanët e Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar këtë situatë kohë më parë. Prandaj ata ndjekin agjendën e tyre që ka të bëj me fuqinë personale, interesat kombëtare ekonomike dhe të sigurisë”
“Kjo shpjegohet me vendosjen e tarifave prej 100 për qind nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë si dhe vendimit për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës”.
“Mbi të gjitha, krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një akt simbolik. Kosova gjithashtu e bën absolutisht të qartë se synon të drejtat e një shteti sovran dhe vepron me vetëbesim të përtërirë.
“Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas luftës në Kosovë, kosovarët nuk duan të jenë me qytetarë të klasit të dytë në një mjedis të shteteve që gëzojnë lirinë e lëvizjes dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Në njërën anë BE-ka u mohon kosovarëve liberalizimin e vizave dhe në anën tjetër u kërkon që t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. E gjithë kjo është e arsyeshme sipas logjikës evropiane, por jo sipas logjikës së rendit të ri botëror”.
“Evropa duhet me vendosmëri t’i mbrojë interesat e saj në raport me Ballkanin. Do të ishte gabim ta linte një rajon të rëndësishëm dhe të lashtë evropian nën kompetencat e tjera të ndikimit”, ka shkruar “DW”.