‘Devolli Corporation’, 200 mijë euro jastëk dhe dyshekë ndihma për Turqinë
Devolli Corporation i është bashkuar bizneseve dhe shteteve nga e mbarë bota, duke i ofruar ndihmë Turqisë, e cila u godit nga tërmeti vdekjeprurës.
Një ndihmë në vlerë prej 200.000 eurosh është ndarë nga kjo korporatë lidere në Kosovë, duke dashur t’i gjendet afër të prekurve të shumtë nga kjo katastrofë natyrore.
Dyshekë dhe jastëkë të cilësisë së lartë janë nisur nga Devolli Corporation me disa kamionë drejt shtetit turk, në zonat ku banorët kanë mbetur pa strehim si pasojë e tërmetit që la rreth 40 mijë të vdekur.
“Duke përcjellur me shqetësim të thellë ngjarjen tragjike të këtyre ditëve shkaktuar nga tërmeti në Turqi, Devolli Corporation është vënë në dispozicion për të ofruar ndihma edhe kësaj radhe. Sot po nisim kontigjentë me ndihma të përfshira dyshekë dhe jastëkë në vlerë rreth 200 mijë euro për nevojtarët në Turqi”, është shprehur Granita Bunari, zv.drejtore në Comodita Homë, që është pjesë e Devolli Corporation.
Kjo korporatë tashmë është dalluar në angazhimin për të ndihmuar dhe kontribuar te ata që kanë pasur nevojë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
Kësaj rradhe është gjendur krah Turqisë, pasi u godit nga njëri prej tërmeteve më pas tërmetit shkatërrimtar që la pas mijëra të vdekur dhe të plagosur, si dhe me dhjeta mija pa strehë.