‘Devolli Corporation’ ekspozon produktet në panairin SIAL në Paris
Panairi tradicional i produkteve ushqimore SIAL që mbahet në Paris sivjet është i pasuruar edhe me produktet nga Kosova.
Në mesin e 109 vendeve të botës apo në mesin e 7.020 ekspozuesve të produkteve janë edhe 10 kompani nga Kosova, kompani këto që në mënyrën më të mire janë duke përfaqësuar aftësitë prodhuese të Kosovës.
Në mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Kosova me përfaqësuesit më të denjë nga komuniteti prodhues përfaqësohet me një gamë jashtëzakonisht të mirë të produkteve.
Ekspozuesit kosovarë që përfaqësojnë Kosovën në SIAL 2018 janë: “ABI, Frutomania”, “Devolli Corporation”, “Ujë Rugove”, “Eurofood”, “M&Sillosi”, “Agrium”, “Bodrumi i Vjetër”, “Elkos” dhe “Frutex”.
Që të gjitha këto kompani prezantojnë produkte ushqimore të përpunuara me teknologjinë më moderne dhe me kualitetet më të larta që kërkohen në tregun global.
“Devolli Corporation”, ka ekspozuar produktet nga dy fabrikat e kafesë, atë të kafes turke dhe espresso si dhe të gjithë gamen e produkteve të instant kafes produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të sivjetmë.
/Epoka e re/