“Devolli Corporation” sërish ndër “Top Eksportuesit e Vitit”
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në 55 vjetorin e themelimit të saj, ka shpallur tatimpaguesit dhe eksportuesit më të mirë vendor.
Në mesin e “Top Eksportuesve të Vitit” sërish është gjendur njëra ndër kompanitë më të suksesshme vendore, “Devolli Corporation”
“Devolli Corporation” me pronar Shkelqim Devolli vazhdimisht është shpërblyer me çmime të tilla.
Ajo ka të akredituara të gjitha produktet e saj me certifikatat më të njohura ndërkombëtare si FDA, BRC, IFS, HACCP, FSSC 2200, etj, duke bërë që këto produkte tashmë të eksportohen në më se 17 vende të bgotës.
Në ndarjen e shpërblimeve, përveç Kryetarit të OEK, Safet Gerxhaliu, të ftuar ishin edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri dhe Drejtori i Doganave, Bahri Berisha.