Dezertojnë rusët, ukrainasit ua kapin sistemin e lëshimit të raketave
04 mars 2022
| 10:05
Ushtria ukrainase ka arritur t’ua kapë rusëve një sistem për lëshimin e raketave pas një beteje mes tyre.
Në një video-incizim të ushtrisë së Ukrainës, shihet kamioni në të cilën vendoset sistemi i lëshimit të raketave, të cilat Rusia i përdor për bombardime.
Nuk është bërë i ditur vendi se ku ka ndodhur ngjarja.
“Ishte i juaji tani është i joni”, thuhet në mbishkrimin e videos.