Dezinfektohen 33 objekte të shërbimit shëndetësor në Prishtinë

01 prill 2020 | 14:37

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se janë dezinfektuar 33 objekte që ofrojnë shërbime shëndetësore në kryeqytet.

Me anë të postimi llogarinë zyrtare në “Facebook”, kjo komunë ka bërë me dije se aty do të ketë kujdes të tillë të shtuar, në mënyrë që personeli shëndetësor dhe qytetarët të jenë sa më të sigurt.

Postimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Ka përfunduar dezinfektimi në:

15 Qendrat e Mjekësisë Familjare;

15 Ambullantat e Mjekësisë Familjare;

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare;

Poliklinikën e Stomatologjisë;

Dispanzerin Antituberkular

Në këto 33 objekte do të ketë kujdes të shtuar dhe dezinfektim më të shpeshtë, ashtu që personeli shëndetësor dhe qytetarët që shërbehen të jenë sa më të sigurt.

Përndryshe, mos dil pa nevojë! #rriNshpi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Daut Dauti Në fund të verës së vitit 1944…