Dezinfektohen hapësirat e brendshme në disa institucione publike në Kamenicë

01 shtator 2021 | 11:16

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, Komuna e Kamenicës ka bërë dezinfektimin e hapësirave të brendshme te disa institucioneve publike.

“Më datë 31.08.2021 ka përfunduar dezinfektimi i Stacionit Policorë në Kamenicë, Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, Qendrës Kryesore Familjare, Ambulancës kati i parë, Laboratori, Objekti ku po trajtohen pacientët me Covid-19, Objektin e Vaksinimit, Kontejnerin, Barakën e Rojtarëve, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë, si dhe Stacionin Policorë në fshatin Muçiverc”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir…