Dezinfektohen këndet e lodrave në kryeqytet
07 prill 2020
| 13:42
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se pavarësisht se parqet e qytetit janë të mbyllura, por dezinfektimi i hapësirave publike dhe këndeve të lodrave është duke vazhduar si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
“Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Falënderojmë ekipet në terren për përkushtimin dhe punën e palodhshme. Bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë! #rriNshpi”, ka njoftuar Komunë e Prishtinës.