Dezinfektohet objekti i komunës së Drenasit

05 shkurt 2021 | 14:55

Komuna e Drenasit për të ofruar shërbime të sigurta për qytetarët në këtë kohë të pandemisë po vazhdon të përkujdeset që ambientet të dezinfektohen rregullisht.

Kompania “Professinal Cleaning sh.p.k” në mënyrë vullnetare ka kryer dezinfektimin e tërë hapësirave të objektit të komunës, duke u përkujdesur kështu që të jetë një vend i pastër jo vetëm për zyrtarët, por edhe për qytetarët që marrin shërbime.

Komuna e Drenasit ka falënderuar kompaninë “Professinal Cleaning sh.p.k”, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti është kandidati i vetëm nga ish-anëtarët e Shtabit…