
Dezinfektohet stacioni i autobusëve në Prishtinë
12 mars 2020
| 13:16
Komuna e Prishtinës ka vendosur ta dezinfektojë stacionin e autobusëve në kryeqytet.
Ky veprim është bërë konform vendimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!
“Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.