Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri
19 dhjetor 2022
| 11:37
Qeveria e Kosovës “po përgatitet për përndjekjen e serbëve nga veriu” dhe “ka dërguar forca speciale” atje, kanë pretenduar zyrtarët serbë pa sjellë ndonjë provë.
Autoritetet në Kosovë i kanë cilësuar si të rreme këto dhe disa informacione të tjera, që shpërndanë zyrtarët dhe mediat në Serbi.
Ato u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të institucioneve.
Këto shkëmbime vijnë në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë.