DFB-ja i reagon Ozilit
Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) i ka hedhur poshtë akuzat për racizëm nga Mesut Ozil, por e pranon se ka mundur të bëjë më shumë për ta mbrojtur atë nga abuzimi.
Ky reagim vjen pasi që mesfushori 29-vjecar i Arsenalit, e zyrtarizoi pensionimin e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë, duke theksuar “racizmin dhe mosrespektin” brenda futbollit në Gjermani.
“Ne e refuzojmë fuqishëm çdo lidhje që iu bëhet DFB-së me racizëm. Ne kemi qenë të përfshirë në integrimin dhe të drejtat e njeriut në Gjermani për shumë vite me radhë. DFB-ja ndihet keq për largimin e Mesut Ozil nga Kombëtarja”, thuhet në deklaratën e Federatës Gjermane të Futbollit.
Ozili ishte kritikuar nga DFB-ja pasi ishte fotografuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një ngjarje të mbajtur në Londër në maj.