Dha dorëheqjen si kryeministër i Holandës, Rutte: Do të largohem nga politika

10 korrik 2023 | 13:19

Kryeministri holandez, Mark Rutte nuk do të kandidojë më për një mandat të pestë. Rutte ka marrë vendimin për t’u larguar nga politika pas zgjedhjeve të nëntorit.

Ai dha dorëheqjen pasi nuk u arrit një marrëveshje për politikat për krizën e emigrantëve.

“Ditët e fundit ka pasur shumë spekulime. Dje në mëngjes mora vendim që nuk do të jem më kryetar i VVD-së. Sapo të formohet kabineti i ri pas zgjedhjeve do të largohem nga politika”.

Vendimi i Rutte do të shënojë fundin e mandatit të tij si kreu i qeverisë më jetëgjatë në historinë holandeze. Ai mori postin e kryeministrit në tetor 2010.

Rutte, 56 vjeç, do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të ardhshme, një proces që mund të zgjasë muaj duke pasur parasysh situatën politike të tensionuar të Holandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiu i rrëmbyeshëm ka goditur Japoninë jugperëndimore, duke shkaktuar përmbytje…