DHEMBJA E LULËKUQEVE

14 janar 2020 | 15:36

Elife LUZHA

(Grave shqiptare të përdhunuara nga forcat pushtuese serbe)

 

Në sythin e mendimit më përhitesh

Lulëkuqe në dhimbje e plandosur

Lotët si vrer gëlltit çdo ditë

Para syve tanë e syrgjynosur

 

Në errësirë vetmie mallkon fatin

Vitet  zinxhirohen në të pafundmin tunel

Shkaras jo nuk i kalohet vuajtjes sate

Ndryshe pafajësia jote do na ndëshkojë

(Nga përmbledhja poetike ”Mos ma vrisni lotin”, shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2017).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, janë promovuar të…