Dhëndri ecën 6 kilometra në dëborë për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës
01 shkurt 2019
| 11:26
Një dhëndër ka ecur këmbë të paktën gjashtë kilometra në mes të dëborës për të marrë pjesë në ceremoninë e vet të dasmës. Të paktën 80 njerëz duhej të merrnin pjesë në dasmë, por ata u bllokuan nga dëbora në fshatin Triyuginarayan.
Familja e dhëndrit vendosi të dërgonte vetëm disa të ftuar që ishin të nevojshëm për ritualet tradicionale të dasmës, duke përfshirë xhaxhanë e dhëndrit, motrat dhe të afërmit e moshuar, raporton “Hindustan Times”.