Dhëndri i Trumpit, zyrtarisht investitor strategjik në Shqipëri

16 janar 2025 | 07:58

Projekti i Jared Kushner, dhëndëri i Presidentit të Zgjedhur të SHBA, Donald Trump, do të marrë jetë. Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Edi Rama ka miratuar statusin e investitorit strategjik për projektin 1.4 miliardë Euro të Kushner për ndërtimin e rezorteve luksoze në ishullin e vetëm të Shqipërisë.

Në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, citohet se “projekti i investimit i plotëson kriteret e punësimit të kërkuara nga legjislacioni për investimet strategjike”. Më tej theksohet se resortet turistike do të ndërtohen në një sipërfaqe 45 hektarë tokë, si dhe parashikohet përmirësimi dhe riparimi  marinës aktuale në Sazan, shkruan A2 CNN.

Duke qenë se ishulli i Sazanit është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesë e planit të përhapjes së ushtrisë, vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike është paraprirë nga një dekret i Presidentit që e ka nxjerr nga plani i përhapjes së FA këtë zonë.

Kushner nuk do të jetë i vetëm në këtë investim, pasi në vendim sqarohet se edhe shteti shqiptar do të jetë bashkëpjesëmarrjes në investim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15 janari i 1999-të shënon një nga ngjarjet më makabre…