Dhia zgjedhet ‘kryebashkiake’ e qytetit
14 mars 2019
| 11:25
Banorët e një qyteti në shtetin e Vermontit në ShBA zgjodhën një kryebashkiak të ri të veçantë, një dhi të quajtur Lincoln.
Dhia u betua në detyrën e re të martën. Menaxheri i qytetit Fair Haven, Joe Gunther, vendosi të zhvillojë zgjedhje për një kryebashkiake të kafshëve në përpjekje për të mbledhur para për të zëvendësuar një shesh lojërash në shkollë.
Banorët propozonin kafshën e tyre për karrigen e kryetarit të komunës dhe në këmbim dhuronin pesë dollarë për sheshin e lojërave.
Kryebashkiakja është një dhi trevjeçare me emrin Lincoln. Dhia mundi një qen me emrin Sammie me vetëm dy vota.